Të qenit beqare ju bën shumë më të lumtur, a e dini pse?

Të qenit beqare ju bën shumë më të lumtur, a e dini pse?

Lifestyle korrik 13, 2019 - 19:36
Lexoni detajet

Numri i grave beqare është duke u rritur për disa arsye të thjeshta: fillimisht ato dëshirojnë të jenë.

Nuk kanë probleme me intimitetin, nuk janë egoiste dhe nuk janë beqare sepse nuk munden të e gjejnë një partnerë. Është një vendim i matur, raporton “Marie Clair”.

Shkencëtarët social Natalia Sarkisian dhe Naomi Gerstel, kanë gjetur se njerëzit beqar kanë më shumë lidhje shoqërore dhe janë më të përfshirë në komunitet sesa personat të cilët janë në lidhje apo të martuar.

Gjithashtu ata janë më të gatshëm të i njohin dhe të shoqërohen me komshinjtë e tyre dhe me shoqërinë. Me një fjalë ata janë më bujar dhe më të lumtur. Personat beqar kushtojnë vetës më shumë rëndësi dhe janë në gjendje fizike më të mirë.

Por përveç gjendjes së tyre të mire fizike dhe shoqërore, personat beqar kanë më shumë gjasa të përjetojnë një gjendje të njohjes së vetes, rritjes personale dhe profesionale dhe që jeta tyre është në proces të zbulimeve dhe njohjeve.

Një mendim që duhet ta mbani mend “Njërëzit ndryshojnë – ne jemi vazhdimisht duke evoluar”. Personi me të cilin jeni tani është tranzicion, gjërat konstante në jetën tonë janë duke ndryshuar. Qëndroni fleksibil. Mbajeni një mendje të hapur.