Kur lidhja juaj ka nevojë për një rifreskim

Kur lidhja juaj ka nevojë për një rifreskim

Lifestyle July 13, 2019 - 14:00
Lexoni detajet

Zakonisht meshkujt nuk janë shumë të sigurt kur u blejnë dhurata bashkëshorteve të tyre. Kështu që nëse ai ju ka marrë diçka që vërtet ju ka gëzuar, bëjani me dije këtë gjë, përcjell "Zëri.info". 

Në rutinën e përditshme, pavarësisht të gjitha obligimeve jetësore, shpeshherë pa dashur hyn edhe raporti me partnerin. Ju duhet ta freskoni lidhjen tuaj, pa harruar disa imtësi që do ta bëjnë diferencën në lidhjen tuaj. Ja disa këshilla të dobishme.

Ia nxirrni në pah të mirat

Një mirënjohje e thjeshtë mund t’i japë kuptim dhe ta zbukurojë ditën tuaj. Flisni së bashku për njerëzit dhe ngjarjet dhe shprehini mirënjohje për ndonjë gjë që ka bërë për ju. Bëjeni këtë edhe për gjëra të vogla, në dukje të parëndësishme, qoftë edhe për diçka të thjeshtë që ju ka bërë të qeshni.

Çmojeni për dhuratën e bërë

Zakonisht meshkujt nuk janë shumë të sigurt kur u blejnë dhurata bashkëshorteve të tyre. Kështu që nëse ai ju ka marrë diçka që vërtet ju ka gëzuar, bëjani me dije këtë gjë. I thoni se sa shumë komplimente ka marrë ajo dhuratë në mesin e miqve tuaj të punës apo gjetiu. Kështu ju do ta shpërbleni përzgjedhjen e tij dhe do të krijoni mundësi që në të ardhmen të merrni edhe ndonjë tjetër të ngjashme.

Përkujtojeni në një natë të çmendur në dhomën e gjumit

Kjo është një deklaratë e bukur që do ta përmirësojë raportin tuaj dhe do t’i japë freski pavarësisht detyrave të përditshmërisë. Seksi është një akt tejet i rëndësishëm në martesë, mbase është edhe e para gjë që ju bie ndërmend. Përkujtojeni në lojërat e zjarrta në shtrat, kjo i bën mirë lidhjes suaj.

Ftojeni në darkë romantike

Befasojeni me ndonjë dalje të paplanifikuar, qoftë për darkë apo për një gotë verë në një ambient intim në një lokal të dashur për ju. Kjo mund të jetë mjaft seksi. Ky spontanitet do t’ia rikujtojë se ju përveç obligimeve i ndani edhe kënaqësitë dhe argëtimet.

Bëjeni me dije se jeni krenarë me të

Meshkujve ju pëlqen që të ndjeheni krenarë me ta, por këtë nuk e thonë drejtpërdrejt. Bëjani me dije se krenoheni me arritjet e tij profesionale dhe me mbështetjen që ua jep në jetë. Thojuani këtë pasi të kthehet në shtëpi pas një dite të lodhshme që ka pasur në punë, që ta kuptojë se jeni e vetëdijshme për mundin që jep dhe se ju intereson secili detaj i jetës së tij.

Dëshmojani se nuk jeni xheloze

Nëse vëreni që ndonjë femër në lokal përpiqet ta provokojë partnerin tuaj, bëjani me dije se po e hetoni këtë gjë dhe se jeni e lumtur që ai është burri juaj. Kjo nuk e kërcënon martesën tuaj. Përkundrazi, kjo ia rrit vetëbesimin partnerit tuaj dhe ia shpreh atij kënaqësinë që keni ju në këtë lidhje dhe se aspak nuk jeni xheloze.

Argëtimet e ripërtërijnë lidhjen

Argëtimet e freskojnë lidhjen në raste ftohjesh. Për shembull shikimi i ndonjë filmi, pjesëmarrja në ndonjë ditëlindje miqsh, përgjigjja ndaj ftesës së ndonjë fqinji për pije e për këngë deri në orët e vona mund ta freskojnë lidhjen tuaj edhe më shumë. Rezultatet e këtyre argëtimeve shihen shpejt. /ZERI