Një fytyrë e pastër përmes kësaj maske nga majdanozi

Një fytyrë e pastër përmes kësaj maske nga majdanozi

Lifestyle korrik 12, 2019 - 08:14
Lexoni detajet

Gjithçka që ju nevojitet për të përgatitur këtë është një përbërës me aromën që ju pëlqen dhe majdanoz i freskët, shkruan "Zëri.info". 

Që të keni fytyrë të pastër dhe të freskët, kurse nuk keni kohë për tretman, mund të provoni disa zgjidhje alternative për kujdes shtëpiak. Receta për përgatitje të maskës për pastrim të fytyrës në kushtet shtëpiake, që po jua prezantojmë ju tërheq me thjeshtësinë e vet.

Gjithçka që ju nevojitet për të përgatitur këtë është një përbërës me aromën që ju pëlqen dhe majdanoz i freskët. Në një litër ujë të zierë vini një tufë majdanoz të freskët dhe lëreni të përgatitet rreth 15 minuta. Më pas kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Mund ta mbani në një shishe të vogël në frigorifer një muaj të tërë. Nëse dëshironi të ketë aromë të këndshme mund t'i hidhni disa pika aromë që ju pëlqen.

Nëse kini fytyrë të yndyrshme, në vend të përbërësit të trëndafilit hidhni atë të nenexhiku, kurse nëse keni fytyrë të thatë, hidhni disa pika përbërës me aromë trëndafili. Për fytyrë normale është mirë në maskë të hidhni disa pika të përbërësit me aromë portokalli.

Maska duhet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje dhe do ta shihni se pas një kohe rezultatet s’do të mungojnë, kur fytyra juaj do të jetë e pastër dhe e freskët./ZERI