Meshkujt që qëndrojnë zgjuar më gjatë se në kaq ora, mund të mbesin infertil

Meshkujt që qëndrojnë zgjuar më gjatë se në kaq ora, mund të mbesin infertil

Lifestyle June 24, 2019 - 17:31
Detajet

Meshkujt që po provojnë të kenë fëmijë, mund të rrisin shanset nëse shkojnë në gjumë përpara orës 10:30 të natës.

Meshkujt me kohë të hershme të gjumit kanë pothuajse katër herë më shumë gjasa të kenë spermatozoide të cilësisë së lartë, sipas studimit, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit e studimit pyetën meshkujt se në çfarë ore zakonisht shkonin në shtrat gjatë muajit të kaluar. Një mjek gjeti se personat që shkonin vonë në shtrat, kishin cilësi të dobët të spermës.

Dëshmitë tregojnë se privimi i gjumit mund të shkaktojë që sistemi imunitar të reagojë dhe të sulmojë spermatozoidet.

Autorët pohojnë se studimi i tyre ishte i vogël dhe kërkimi i mëtejshëm është i nevojshëm.