Produktet ushqimore që e zhdukin humorin e keq

Produktet ushqimore që e zhdukin humorin e keq

Lifestyle June 18, 2019 - 08:37
Lexoni detajet

Edhe pse një paketim i madh i akulloreve me karamele ndoshta është ajo që do të dëshironit për të ngrënë kur ndiheni të pikëlluar, ekziston një listë e tërë e gjërave tjera me ushqime të shëndetshme. Këto ushqime janë gjithashtu të shijshme, shumë të shëndetshme dhe ndihmojnë te çdo lloj humori i keq, transmeton "Zëri.info". 

Çokollata: Ekspertët thonë se çokollata, veçanërisht çokollata e zezë, mund të zvogëlojë nivelet e hormoneve të stresit në trupin tuaj. Prandaj në vend se të pushtoheni nga ushqimet yndyrore ose akulloret, shijoni kualitetin e lartë dhe të shëndetshëm të çokollatës së errët.

Sallata nga spinaqi: Nuk mund të përqendroheni? Ju vjen vështirë të mbani sytë hapur, e lëre më të bëni diçka? Injoroni kafen dhe konsumoni një sallatë të shëndetshme me spinaq të freskët. Acidi folik, i cili gjendet në spinaq, ndihmon për të reduktuar nivelin e homocisteinës, pasi që niveli i lartë i homocisteinës ëmund të dëmtojë enët e gjakut, duke ndërhyrë në fluksin e gjakut dhe në të ushqyerit e trurit, tranemton "Zëri.info". 

Mollë dhe gjalpë kikirikësh: Nëse gjatë ditës ndieni se ju ka rënë humori dhe ndiheni çuditshëm e jeni nervoz, kjo mund të jetë një shenjë se trupi juaj ka nevojë për “karburant”.

Por sigurohuni që të konsumoni ushqimet e duhura dhe jo ato me shumë sheqer, të rafinuara dhe të konservuara. Për të kapërcyer këtë gjendje shpirtërore të keqe konsumoni racionin që është i kombinuar me karbohidrate, proteina dhe me yndyra të shëndetshme. Një shembull i kombinimit të tillë është molla me gjalpë kikirikësh. Molla është një karbohidrat i shëndetshëm, kurse gjalpi nga kikirikët është një yndyrë e shëndetshme. /ZERI