Pse ata që bëjnë ecje sportive jetojnë më gjatë?

Pse ata që bëjnë ecje sportive jetojnë më gjatë?

Lifestyle June 15, 2019 - 17:04
Lexoni detajet

A jeni personi që kaloni në rrugë me një ritëm të qetë? A po ecni shpejt për të shkuar në drejtimin tuaj? Ju do të thoni po ç’rëndësi ka kjo, epo sipas një studimi të ri nga Universiteti i Leicester dhe Loughborough University, i cili zbuloi se nëse ecni më shpejt, mund të jetoni më gjatë, shkruan "Zëri.info". 

Ata analizuan të dhënat për 474,919 njerëz me një moshë mesatare 52-vjeçare në Britaninë e Madhe në një hapësirë 10-vjeçare dhe gjetën që gratë që ecnin me shpejtësi kishin një jetëgjatësi prej 86,7 deri në 87,8 vjeç dhe ato që shëtisnin ngadalë kishin perspektiva shumë të zymta: gratë kishin një jetëgjatësi prej 72.4 vjeç. Pesha e tyre nuk kishte asnjë rëndësi.

“Gjetjet tona mund të ndihmojnë në sqarimin e rëndësisë relative të palestër në krahasim me peshën e trupit me jetëgjatësinë e individëve”, tha bashkautori i studimit, profesor Tom Yates.

Me fjalë të tjera, gjetjet sugjerojnë se ndoshta palestra ose aktiviteti fizik është një tregues më i mirë i jetëgjatësisë se indeksi i masës trupore (BMI) dhe se inkurajimi i popullatës për t’u angazhuar në ecje të shpejtë mund të shtojë vite në jetën e tyre./ “living.al”.

Një studimi të ri nga Universiteti i Leicester dhe Loughborough University, i cili zbuloi se nëse ecni më shpejt mund të jetoni më gjatë. Me fjalë të tjera, gjetjet sugjerojnë se ndoshta palestra ose aktiviteti fizik është një tregues më i mirë i jetëgjatësisë se indeksi i masës trupore (BMI)