Frika mund të kontrollohet

Frika mund të kontrollohet

Lifestyle qershor 12, 2019 - 08:32
Lexoni detajet

Frika mund të kontrollohet. Ekziston në tru një çelës molekular që bën të mundur fikjen e frikës dhe janë pikërisht neuronet përgjegjës për të ashtuquajturin hormoni i dashurisë, ose ositoksina, shkruan Gazeta "Zëri". 

Zbulimi është bërë me teknikën e analizës gjenetike falë së cilës u arritën jo vetëm të studiohen, por edhe të manipulohen neuronet që prodhojnë ositoksinën dhe që luajnë rol primar si në lindjen e kujtimeve të lidhura me frikën, ashtu edhe në aftësinë për t’i përjetuar.

Vrojtimi i sjelljeve të tyre bëri të mundur që studiuesit të kuptojnë edhe komunikimin me strukturën e trurit amigdala, që është thelbësore në shfaqjen e frikës.

Rezultatet hedhin dritë mbi mekanizmat nervorë të lidhur me memorien dhe frikën dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e shqetësimeve psikiatrike, si ankthi dhe stresi post-traumatik.

Zbulimi është publikuar në revistën shkencore “Neuron” dhe është rezultat i një pune kërkimore evropiane me bashkëpunimin e studiuesve italianë, gjermanë, francezë e spanjollë. /ZERI