Cili është shkaku i puçrrave të vogla në trup?

Cili është shkaku i puçrrave të vogla në trup?

Lifestyle June 10, 2019 - 15:37
Lexoni detajet

Po flasim për ato puçrrat e vogla që dalin në trup, kryesisht në pjesën e shpatullave dhe kurrizit. Këto puçrra janë një tregues se organizmi ynë është jotolerant ndaj glutenit, përcjell "Zëri.info".

Gluteni është stimulues i sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, siç janë ekzema dhe psoriaza. Por kjo varet nga organizmi, sepse çdo organizëm e tret në mënyrë të ndryshme glutenin. Për pasojë organizmi që e ka të vështirë ta tresë e shfaq mbi lëkurë në formën e puçrrave.

Këto puçrra shoqërohen me kruajtje, kjo për shkak se sistemi imunitar duke qenë jotolerant krijon antitrupa që e stimulojnë.

Megjithatë kjo është forma më “e lehtë” e shfaqjes, pasi jotoleranca ndaj glutenit shkakton edhe probleme me stomakun, lodhje kronike, mungesë përqendrimi, depresion, ankth e deri në vështirësi për ngjizje. Secila prej këtyre alergjive shoqërohet me simptoma specifike./ZERI