Shkencëtarët: Gratë punojnë më mirë në temperatura më të larta, burrat në më të ulëta

Shkencëtarët: Gratë punojnë më mirë në temperatura më të larta, burrat në më të ulëta

Lifestyle May 25, 2019 - 22:06
Lexoni detajet

Shkencëtarët kanë ngritur tensionet në betejën e sekseve mbi ajrin e kondicionuar në zyre duke zbuluar që truri i grave funksionon më mirë në temperatura më të larta.

Burrat, në anën tjetër, punojnë më mirë kur temperatura është më e ftohtë sipas studimit të publikuar në gazetën PLOS One, raporton The Guardian. 

Në temperatura më të larta, gratë performojnë më mirë në detyra matematikore dhe në ato verbale ndërsa e kundërta është e vërtetë për burrat.

Për gratë, rritja e performancës në temperatura të larta ishte “në mënyrë domethënëse më e lartë” se ulja e performancës te burrat.

“Gjetjet tona sygjerojnë se vendet e punës ku ka punëtorë të të dy gjinive mund ta rrisin produktivitetin duke e vendosur termostatin më lart se në standarden momentale,” thuhet në studim.