Si të reagoni ndaj tradhtisë?

Si të reagoni ndaj tradhtisë?

Lifestyle May 24, 2019 - 08:43
Lexoni detajet

Edhe pse kjo është një bisedë e vështirë, nga partneri duhet ta mësoni pse ju ka tradhtuar që të mundë ta falni, shkruan Gazeta 'Zëri'. 

Nëse keni qenë të tradhtuar dhe keni vendosur ta falni, bëhuni gati për atë, pasi do t’ju nevojitet shumë vetëbesim dhe dëshirë që ta shpëtoni marrëdhënien tuaj.

Edhe pse kjo është një bisedë e vështirë, nga partneri duhet ta mësoni pse ju ka tradhtuar që të mund ta falni. Arsyeja do t’ju zbulojë atë që do të duhet ta ndërronit në lidhjen tuaj.

Ndoshta ka filluar ta largojë pamja juaj e lënë pas dore, ndoshta është ndier i/e vetmuar ose i/e pakuptueshme. Dikujt i mungon seksi, ndërsa të tjerët gjatë tradhtisë seriozisht dashurohen.

Nëse bëhet fjalë për rastin e dytë duhet të mendoni se a ju shpaguhet që ta shpëtoni lidhjen tuaj. Nëse edhe partneri juaj është dashuruar në dikë tjetër, mundeni partnerit t’ia falni dhe t’i falënderoheni se e keni mësuar të vërtetën.

Por vlerësoni a mund ta përballoni arsyen e tradhtisë dhe ekziston dëshira që të dy ta shpëtoni lidhjen. Nëse keni vendosur ta falni, duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo rrugë nuk do të jetë e vështirë vetëm për ju, por edhe për partnerin tuaj. Mos e rëndoni situatën dhe pastaj ta kafshoni gjuhën.

Tradhtinë nuk guxoni ta përmendni non-stop. Me këtë sjellje do ta gjykoni partnerin, duke u munduar t’ia rikujtoni fajin e bërë, por edhe veten, në mënyrë konstante do të risillni në kujtesë ndjenjat e dhimbshme që i keni kaluar. /ZERI