Burrat i stresojnë gratë më shumë se sa vetë fëmijët

Burrat i stresojnë gratë më shumë se sa vetë fëmijët

Lifestyle May 21, 2019 - 15:03
Lexoni detajet

Duhet t’i ndiqni nga pas, ti ushqeni, ti mashtroni disi që ti zëjë gjumi sa më herët, ti shpërqëndroni kur lëndohen… këo janë vetëm pak gjëra nga mali i tërë atyre gjërave tjera që një nënë duhet t’i bëjë për fëmiëjt e saj.

Dhe një përpjekje e tillë thithë të gjitha energjitë fizike dhe mentale të nënave.

Sipas një stduimi të bërë nga “TODAY” thuht se nënat më së shumti lodhen nga partnerët e tyre se sa nga angazhimet e tepërta që i bëjnë për fëmijët.

Pra, pse bashkëshortët shkaktojnë më shumë stress tek gratë e tyre se sa vetë fëmijët? Hulumtimet tregojnë se mos-ndarja e punëve të shtëpisë prek raportin mes çiftit, transmeton “Mother.ly”.

Sipas një studimi të bërë nga “Sex Rules” në vitin 2017, thuhet se nënat shpenzojnë më shumë kohë duke u kujdesur për fëmijët dhe për punës e shtëpisë, përderisa burrat shpenzojnë ditët e tyre duke mos bërë asgjë konkretisht.

Ky studim ka treguar se nënat kanë pasur rreth gjysmë orë kohë të lirë ndërat burrat rreth 101 minuta të lirë në duart e tyre.

Arsyeja e stresit vie për shkak të kryerjes së dy e më shumë punëve në të njejtën kohë.

American Sociological Review ka dëshmuar se nënat e angazhuara në punët e shtëpisë kalojnë rreth 10 orë në këto punë duke kryer disa njëkohësisht për dallim nga baballarët të cilët bëjnë maksimumi një gjë rreth shtëpisë. Si rezultat, gratë janë më të stresuara, kanë më shumë emocione negative të akumuluara të cilat shpesh mund të përfundojnë në konflikte familjare.

Nëse doni ta ndryshoni dinamikën brenda familjes, ju sygjerojmë të bëni këto 3 gjëra:

– Ndërroni pelenat e bebit: Është një detyrë që shpesh nuk vërehet por nëse si një baba I përgjegjshëm e merr përsipër ta ndërrosh foshnjen rregullisht, do të ishte ndihmesë e madhe për partneren tuaj.

– Merr përsipër punë me shumë: Gatuaj 3-4 herë në javë, fut rrobat e palara në makinë, pastro enët, ujit lulet, hidh mbeturinat…

– Reflekto mbi peshën mentale të një nëne: Të dy prindërit kane peshë mentale sa I përket përgjegjësive brenda familjes. Për një çift të funksionojë sa më shëndëtshëm, ju duhet të flisni me njëri-tjetrin për gjithçka në mënyrë që të njoftoheni rreth sfidave të njëri-tjetrit. Kështu do të ndiheni më të liruar emocionalisht dhe më të gatshëm t’u bëni ballë problemeve që mund t’I hasni në të ardhmen. /gazetashneta