Përparësitë e seksit të mëngjesit

Përparësitë e seksit të mëngjesit

Lifestyle May 21, 2019 - 13:27
Lexo Detajet

Para se gjithash, seksi i afron njerëzit. Duke marrë parasysh se seksi përmirëson humorin, paramendoni se sa mirë do të ishte ta filloni ditën me vibrime pozitive, transmeton gazeta "Zëri".

Seksi e përshpejton qarkullimin e gjakut, ul shtypjen e gjakut, qetëson dhimbjen e kokës, rrit vetëbesimin, përmirëson gjumin, forcon imunitetin dhe harxhon kaloritë. Por këto nuk janë të vetmet arsye pse duhet ta aplikoni seksin në orët e hershme të mëngjesit.

Përmirësimi i marrëdhënies

Para se gjithash, seksi i afron njerëzit. Duke marrë parasysh se seksi përmirëson humorin, paramendoni se sa mirë do të ishte ta filloni ditën me vibrime pozitive. Përveç kësaj, nga mëngjesi do të keni kujtime të lumtura, me të cilat do ta kaloni pjesën tjetër të ditës.

Orgazmë më intensive

Pas një pushimi disaorësh, klitori është më i ndjeshëm dhe reagon shkëlqyeshëm ndaj stimulimeve. Kur themi reagon shkëlqyeshëm, mendojmë në arritjen e orgazmave intensive dhe të shumëfishta.

Përqendrimi më i mirë

Orgazma zvogëlon nivelin e kortizolit dhe përmirëson përqendrimin. Seksi mund të ketë veprim të njëjtë sikurse edhe meditimi i mëngjesit, mirëpo me seks do të harxhoni më shumë kalori.

Përshpejtimi i metabolizmit

Gjatë natës metabolizmi ngadalësohet dhe në mëngjes për një kohë është i tillë. Mënyra më e mirë për nxitjen e metabolizmit janë ushtrimet e lehta ose seksi i mëngjesit./ZERI