Me shëtitje evitoni dëmet e shkaktuara nga qëndrimi i gjatë ulur

Me shëtitje evitoni dëmet e shkaktuara nga qëndrimi i gjatë ulur

Lifestyle April 26, 2019 - 13:00
Lexoni detajet

Shëtitjet e shkurtra në punë dhe pas pune mund të eliminojnë dëmet e shkaktuara nga qëndrimi ulur për kohë të gjatë, shkruan Gazeta "Zëri". 

Qëndroni shumë ulur? Me shëtitje mund të eliminoni të gjitha efektet e dëmshme. Në të vërtetë, nëse shëtisni ose ushtroni 300 minuta në javë të gjitha rreziqet eliminohen.

Shëtitjet e shkurtra në punë dhe pas pune mund të eliminojnë dëmet e shkaktuara nga qëndrimi ulur për kohë të gjatë. Studimet tregojnë se qëndrimi ulur më shumë se 6 orë në ditë shton rrezikun e vdekjes për 4 për qind.

Kjo nënkupton se një shëtitje gjysmë ore në ditë mund të ketë veprime të dobishme për shëndetin tuaj dhe në fund t’jua shpëtojë jetën, shkruan më tutje "Zëri". 

Studiuesit australianë nga Universiteti i Sidneit kanë përcjellë 149 mijë persona më të vjetër se 45 vjet dhe kanë konstatuar se ushtrimet javore në kohëzgjatje nga 150 deri në 199 minuta ndjeshëm ulin rrezikun nga vdekja, që lidhet me qëndrimin ulur në kohë të gjatë, ndërsa te personat që kanë ushtruar mes 300 dhe 419 minuta ky rrezik është eliminuar në tërësi.

“Mënyra e jetës pasive, siç është qëndrimi ulur, ka ndikim të madh në shëndet. I tërë ushqimi i shpejtë që e konsumojmë, nëse qëndrojmë ulur gjatë, nuk përpunohet, por shndërrohet në shtresa dhjamore. Për ta shmangur këtë duhet të shëtisni ose të ushtroni”, sqarojnë ekspertët. /ZERI