Ja pse nuk duhet pirë kurrë kafe ose çaj nga gotat e plastikës

Ja pse nuk duhet pirë kurrë kafe ose çaj nga gotat e plastikës

Lifestyle April 26, 2019 - 12:40
Lexoni detajet

Gotat e plastikës janë punuar nga bisfenoli A dhe polipropileni. Enët e punuara nga këto materiale lëshojnë kimikate të caktuara kur në to hidhet ujë i nxehtë, shkruan Gazeta "Zëri". 

Kafja ose çaji që pihet në gotat e plastikës ka efekt të dëmshëm për organizmin. Edhe kur njerëzit planifikojnë piknik në natyrë zakonisht përdorin ambalazh nga plastika. Po ashtu edhe në zyrë shumica e njerëzve pinë kafe ose çaj nga gotat e plastikës. Por një shprehi e tillë është shumë e dëmshme për shëndetin tonë, sidomos për veshkat dhe mëlçinë.

Gotat e plastikës janë punuar nga bisfenoli A dhe polipropileni. Enët e punuara nga këto materiale lëshojnë kimikate të caktuara kur në to hidhet ujë i nxehtë.

Këto mimikate mund të sjellin deri te pesha e tepërt dhe problemet tjera shëndetësore. Këto materie ndikojnë në mënyrë direkte në hormonet në trup, çka dëmton shëndetin riprodhues dhe shëndetin e trurit.

Po ashtu godet edhe qelizat alfa, të cilat janë të ngarkuara për prodhimin e insulinës. Si rezultat ndikon në nivelin e glukozës në trup.

Nëse shtatzënat i ekspozohen sasisë së madhe të këtyre materieve, kjo mund të ndikojë në zhvillimin e foshnjës në stomak. Ato prekin foshnjën e palindur në mënyrën më të keqe të mundshme, shkruan më tutje "Zëri". 

Ambalazhet e plastikës kanë ndikim të madh edhe në shëndetin seksual të njerëzve, pasi ndikon në spermë dhe krijon probleme në pjellori. Po ashtu pirja e çajit nga gotat e plastikës rrënon edhe imunitetin. /ZERI