Si ta pastroni tërë banjon përbrenda 15 minutave

Si ta pastroni tërë banjon përbrenda 15 minutave

Lifestyle April 25, 2019 - 22:28
Lexoni detajet

Shpeshherë ndoshta keni shqyrtuar idenë se sa e vështirë është për t'u pastruar një banjë.

Sipas një hulumtimi, banjo është një ndër vendet më popullore për baktere, për shkak të ngrohtësisë dhe lagështisë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Bright Side ka arritur ta gjejë një mënyrë më të lehtë për ta pastruar banjon. Do iu nevojiten vetëm 15 minuta:

1. Pastrimi i dushit

Mbështjelleni dushin në një qese plastike, të mbushur me uthull dhe izolojeni atë. Lëjeni atë për një orë. Pas heqjes së qesës, lejeni 1-2 minuta dhe pastrojeni atë.Image

2. Tualeti

Mjafton të derdhni një kanaçe Coca-Cola dhe ta lini atë të qëndrojë 30-60 minuta. Pastrojeni atë më pas.Image

3. Përdorni një makinë me avull dhe vendosni vaj

Avulli vret bakteret dhe mund të jetë një zgjidhje e mirë për pastrimin e mureve dhe dyshemeve. Por ju gjithashtu mund të shtoni disa pika vaji esencial në ujë për t’i dhënë banjos një aromë të freskët natyrale.Image

4. Pastrimi i lavamanëve

Vendos pak sodë buke apo uthull të bardhë në lavamanin tuaj dhe lajeni me ujë të ngrohtë.

Fshijini pjesët metalike me limon.Image