Tri arsyet kryesore që çojnë në fundin e një martese

Tri arsyet kryesore që çojnë në fundin e një martese

Lifestyle April 24, 2019 - 08:34
Lexoni detajet

Ndërkohë që shumë çifte sot kanë kremtuar dashurinë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, disa të tjerë kanë nënshkruar aktin e fundit të një marrëdhënieje, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Eksperti i lidhjeve Adrienne Levy thotë se dashuria dhe besimi janë komponentë jetësorë për themelimin e një martese të fortë që zgjat. Por, sipas tij, ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm këto dyja! Më poshtë janë disa nga shkaktarët më të mëdhenj të ndarjeve, nga të cilët çdo çift duhet të ketë kujdes.

Nuk komunikoni për lidhjen tuaj: Shumë njerëz mendojnë se sapo të martohen nuk ka nevojë të ulen dhe të flasin për lidhjen tuaj. Por kjo është e pavërtetë dhe mbetet një nga shkaktarët kryesorë të ndarjeve. Aftësia për të diskutuar për lidhjen tuaj është vitale e në veçanti gjatë martesës.

Nuk shoqëroheni me persona tjerë: Të kesh marrëdhënie dhe miqësi jashtë martesës është çelësi për ta mbajtur martesën tuaj të fortë dhe të shëndetshme. Duhet të jeni në gjendje të keni një sistem mbështetës që nuk është vetëm bashkëshorti juaj. Kjo do të thotë që duhet të keni miq ose marrëdhënie të forta me anëtarët e familjes suaj.

Mbajtja e sekreteve nga njëri-tjetri: Ka gjëra që ne shpesh preferojmë t’i mbajmë për vete, por mbajtja e sekreteve në martesë është e dëmshme. Nuk është nevoja t’ia thoni partnerit çdo mendim që ju vjen ndërmend, por nëse me vetëdije mbani sekrete kjo shumë shpejt mund të sjellë në probleme të vështira martesore, shkruan “living.al”. Sinqeriteti gjithmonë është opsioni më i mirë.

Terapeutët e martesës kanë vënë në dukje se nëse miqësia e vetme ose marrëdhënia juaj e fortë është bashkëshorti, atëherë martesa juaj mund të ketë telashe./ZERI