Dona Kadolli prezanton koleksionin e ri ‘Spring Summer 2019’

Dona Kadolli prezanton koleksionin e ri ‘Spring Summer 2019’

Lifestyle April 19, 2019 - 16:15
Lexoni detajet

Dizajnerja e njohur Dona Kadolli ishte sot e ftuar në emisionin “Trend me Renaten”, në Radio Prishtina.

Ajo prezantoi koleksionin më të ri “Spring Summer 2019”, e ku gjatë intervistës dha edhe detaje rreth koleksionit më të ri të saj.

“Koleksionin e fundit e kam prezantuar përmes ‘Photoshoting’ për shkak që kam menduar që del më mirë dhe është më e lehtë. Po ashtu në fotografi dalin më mirë edhe detajet. Ka pasur veshje të përditshme por edhe elegante të natës. Kanë dominuar ngjyrat Zi e bardh por edhe ngjyrat tjera pranverore”, ka prezantuar ajo.

Deri më tani Dona i ka dizajnuar 11 veshje për këtë koleksion por që nuk ka mundur që të i publikojë të gjitha këto në profilin “Instagram”.

“Të gjitha veshjet janë 11 dhe nuk kam mundur që të i prezantojë të gjitha”, ka thënë ajo.

Gjatë intervistës me të është folur edhe për trendet e veshjes në Kosovë.

Për më shumë detaje rreth këtyre koleksioneve ndiqeni videon më poshtë, ndërsa për të i parë fotografitë nga koleksioni i ri nga Dona Kadolli klikoni KËTU. /ZËRI