Mos u impononi në dashuri!

Mos u impononi në dashuri!

Lifestyle April 19, 2019 - 09:19
Lexoni detajet

Mund të ndodhë se nëse e teproni me përpjekjen tuaj që t’i shfaqni të dashurit tuaj më shumë dashuri ta rrezikoni seriozisht lidhjen tuaj të dashurisë, përcjell "Zëri.info".

Ndonjëherë femrat mundohen shumë për partnerët e tyre, duke bërë gjëra të dëshpëruara me qëllim që lidhja e tyre të zgjasë më shumë, por për fat të keq ajo mund të ketë pasoja negative. Mund të ndodhë se nëse e teproni me përpjekjen tuaj që t’i shfaqni të dashurit tuaj më shumë dashuri ta rrezikoni seriozisht lidhjen tuaj të dashurisë.

Largoheni nga shoqëria juaj
Në fazën e parë të lidhjes mund të ndodhë shumë lehtë të distancoheni nga shoqëria, duke dashur që secilin moment ta kaloni me partnerin tuaj, por pikërisht nga arsye mund të ndodhë që të mërziteni shpejt nga njëri-tjetri. Mos lejoni t’i humbni shoqet dhe shokët me të cilët jeni shoqëruar vite me radhë dhe mbajeni jetës sociale të gjallë.

Mundoheni që me forcë të hyni në familjen e tij
Nëse mundoheni që anëtarëve të familjes së tij t’i blini dhurata të ndryshme, kjo në shikim të parë mund të duket si një veprim i mirë, por këtë nuk duhet ta bëni në asnjë mënyrë nëse jeni në fillim të lidhjes, pasi kjo qon sinjale se ti me çdo kusht po mundohesh të imponohesh në familjen e tij.

Mos e luani rolin e bashkëshortes, ende pa u martuar

Në qoftë se njiheni jo gjatë kohë me partnerin tuaj dhe keni dalë disa herë kjo nuk do të thotë se duhet t’ia jepni veturën tuaj që ai të shërbehet me të ose ta ftoni në drekë dhe të përgatisni për të. Është më mirë në qoftë se punët zhvillohen më ngadalë dhe pa presion./ZERI