Të jashtëzakonshme për shëndetin

Të jashtëzakonshme për shëndetin

Lifestyle prill 17, 2019 - 08:51
Lexoni detajet!

Zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru, të infarktit dhe sëmundjet kardiovaskulare, shkruan sot Gazeta 'Zëri". 

Qershitë përmbajnë vitamina A, B dhe C, bioflavonoide, antocianinë dhe melatoninë. Kjo i bën qershitë superluftëtarë kundër kancerit, të sëmundjeve të zemrës, të dhimbjeve të kokës.

Ato ndikojnë që të ndihemi më mirë fizikisht e mentalisht dhe na ringjallin kur jemi të lodhur.

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Miçiganit zbuloi se antocianina në qershi ndihmon në shkrirjen e yndyrës nga zona e barkut, si dhe për të ulur nivelin e kolesterinës, ndërsa sheqerin në gjak e mban në kufijtë e shëndetshëm.

Pra, nëse hani qershi do të jeni në një humor më të mirë dhe do të jeni të shëndetshëm.

Ja se çfarë ndikimi kanë qershitë: Mënjanojnë dhjamin nga stomaku, ndihmojnë trupin për të rifituar energji pas një përpjekjeje të lodhshme, lehtësojnë dhimbjet e shkaktuar nga osteoartriti, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru, të infarktit dhe sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë për të luftuar pagjumësinë, na mbrojnë nga efektet e stresit oksidativ, zbusin inflamacionet në trup, janë qetësues natyralë kundër dhimbjeve, përmirësojnë funksionin e trurit, largojnë dhimbjet e muskujve, përmirësojnë tretjen dhe zvogëlojnë rrezikun e kancerit. /ZERI