Planifikimi i mirë i dietës jep rezultate më të mira

Planifikimi i mirë i dietës jep rezultate më të mira

Lifestyle prill 15, 2019 - 09:49
Të konsumuarit ushqim në mënyrë të rregullt dhe pak jua heq atë dëshirën e urisë së pangopshme

Të organizuarit një plan për dietën tuaj do t’ju ndihmojë shumë që ta realizoni atë me përpikëri. Ja disa hapa: Konsumoni më pak ushqim, përcjell "Zëri.info".

Në vend që të konsumoni një sasi të madhe ushqimi në një vakt ushqimor, do të ishte më mirë nëse e ndani këtë ushqim dhe e konsumoni përgjatë gjithë ditës.

Të konsumuarit ushqim në mënyrë të rregullt dhe pak ju heq atë dëshirën e urisë së pangopshme.

Mos konsumoni gjë para se të shkoni në shtrat. Konsumoni ushqim të paktën 3 orë para se të shkoni të flini në shtrat, kështu edhe organizmi juaj do të ketë kohën e mjaftueshme për të përpunuar ushqimin.

Image

Lani dhëmbët herët. Besoj se çdokush e ka të vështirë të konsumojë ushqim pasi të ketë larë dhëmbët në darkë.

Eliminoni sheqerin. Mos konsumoni më pije të ëmbla, të cilat ju rrisin ndjesinë e urisë. Më e mira që mund të bëni është t’i zëvendësoni ato me ujë. Konsumojeni ushqimin ngadalë

. Kur ju ushqeheni shpejt nuk mund të kontrolloni sasinë e ushqimit që konsumoni dhe në fund nuk ndiheni të ngopur. Pini më shumë ujë gjatë ditës, sepse është shumë i mirë për organizmin tuaj./ZERI