Si ta nxisni inteligjencën e fëmijëve?

Si ta nxisni inteligjencën e fëmijëve?

Lifestyle March 25, 2019 - 09:46
Lexoni detajet

Edhe prindërit mund të luajnë një rol vendimtar në rritjen e inteligjencës së fëmijëve të tyre. Specialistët e zhvillimit të fëmijëve sugjerojnë pesë këshilla të lehta për të filluar me këmbë të mbarë edukimin dhe rritjen e shëndetshme të një fëmije, përcjell gazeta "Zëri".

Eliminoni mbingarkesën

Mos imitoni para kohe metodat shkollore, sepse fëmija juaj mund të jetë ende shumë i vogël për të përballuar një numër mësimesh dhe një ngarkesë njohurish të ngjashme me atë të sistemit shkollor.

Kurioziteti dhe krijimtaria

Ajo që duhet bërë është të nxitet kurioziteti dhe krijimtaria e çdo fëmije. Këto janë dy elemente thelbësore me anë të së cilave një fëmijë njeh botën përreth dhe krijon konceptet mbi çfarë e rrethon, mbi të mirën dhe të keqen, etj. Shumë të vlefshme janë lojërat me bazë, njohjen, fantazinë, ngjyrosjen, ndërtimin e formave te ndryshme, etj.

Izolimi

Eliminojani fëmijës suaj mundësinë për të jetuar i izoluar brenda katër mureve të shtëpisë. Merreni me vete dhe mundohuni që të shoqërohet me bashkëmoshatarët e tij duke i mundësuar sa më shumë situata stimuluese dhe njohëse.

Komunikimi

Flisni sa më shumë me fëmijët. Lexojini shumë libra dhe tregojuni përralla. Kështu stimuloni fantazinë e fëmijëve, stërvitni durimin e tyre dhe siguroni njohuri të përgjithshme dhe specifike mbi botën dhe fenomenet e ndryshme.

Muzika

Disa studime tregojnë se muzika mund të përmirësojë aftësinë e fëmijëve për t’i arsyetuar dhe për t’i rritur konceptet hapësinoro-kohore.

Flisni sa më shumë me fëmijët. Lexojini shumë libra dhe tregojuni përralla. Kështu stimuloni fantazinë e fëmijëve, stërvitni durimin e tyre dhe siguroni njohuri të përgjithshme e specifike mbi botën dhe fenomenet e ndryshme./ZERI