Gjërat që askush nuk jua tregon për depresionin

Gjërat që askush nuk jua tregon për depresionin

Lifestyle March 22, 2019 - 08:16
Lexoni detajet!

Ju nuk jeni personi i vetëm në botë që vuan nga depresioni dhe me gjasë njerëzit përreth jush nuk jua kanë treguar rrugët më të mira për trajtimin e tij, ani pse mund të kenë kaluar vetë këtë situatë, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Janë disa aspekte që lidhen me depresionin që asnjëherë nuk ua tregon askush. Unik sot me juve ndan tri më të rëndësishmet.

Mungesa e magnezit shkakton depresion: Depresioni në disa raste paraqitet nga disa shkaktarë truporë. Nëse po ndiheni në depresion është e mundshme që keni ndonjë problem shëndetësor trupor. Shumë studiues dhe nutricionistë thonë se mungesa e magnezit mund të shkaktojë simptoma të depresionit.

Por, si mund të ndodhë kjo? Trupi juaj ka nevojë për magnez për të kryer më shumë se 300 procese brenda organizmit. Kur ju keni mungesë të magnezit ju mund të pësoni dëmtim të neuroneve, që ju manifeston simptoma të depresionit.

Profesionistët shëndetësorë shpesh e tejkalojnë këtë aspekt. Disa nuk janë të vetëdijshëm mbi rëndësinë e magnezit në trup, prandaj nuk jua thonë këtë. Ndërsa ata që e dinë e përshkruajnë një dozë ditorë të cilën ju e merrni me ujë. Suplementet e magnezit mund t’i gjeni në çdo barnatore dhe çmimi i tyre është i përballueshëm.

Kur duhet të kërkoni ndihmë disa rrugë janë më të mira se të tjerat!

Ju absolutisht nuk keni nevojë që të përballoni depresionin i/e vetëm, shkruan më tutje Gazeta "Zëri". 

Ju nuk jeni personi i vetëm në botë që vuan nga depresioni, dhe me gjasë njerëzit përreth jush nuk jua kanë treguar rrugët më të mira për trajtimin e tij, ani pse mund të kenë kaluar vetë këtë situatë.

Ja çfarë duhet të dini: Nëse ju duhet ndihmë menjëherë atëherë njoftoni një psikolog ose paraqituni te mjeku familjar si fillim.

Mjeku familjar mund të mos jetë i trajnuar mirë mbi atë se si duhet trajtuar dikush me depresion ose me probleme tjera mentale, por ai/ajo do t’ju orientojë te mjekët adekuatë.

Por nëse në qytetin tuaj ka qendra që trajtojnë këto probleme shëndetësore, atëherë mos nguroni që të paraqiteni për ndihmë aty.

Një program adekuat mund të jetë ndihma më e mirë për ta kaluar depresionin: Mënyra më e mirë për ta luftuar depresionin është duke u bërë pjesë e ndonjë programi ndihmues, pjesë e të cilit janë edhe persona të tjerë me histori të njëjta, me të cilët do të ndani shumëçka sa i përket mënyrës së trajtimit dhe përjetimit të kësaj sëmundjeje.

Depresioni në disa raste paraqitet nga disa shkaktarë truporë. Nëse po ndiheni në depresion është e mundshme që keni ndonjë problem shëndetësor trupor. /ZERI