Shafrani ndihmon në mbajtjen larg të kancerit

Shafrani ndihmon në mbajtjen larg të kancerit

Lifestyle March 21, 2019 - 17:55
Lexoni detajet

Shafrani nuk është vetëm një erëz, por edhe një armë kundër kancerit. Në Indi, aty ku konsumi i tij është tepër i lartë, është vënë re se ka shumë pak raste të kancerit në zorrë mes popullsisë, shkruan "Zëri". 

Një studim amerikan doli në përfundimin se kurkumini i shafranit mund të ndihmojë në ngadalësimin e progresit të kancerit të gjirit te minjtë. Studime të tjera kanë gjetur se mund të ndihmojë në shkatërrimin e pllakave që formohen në tru dhe që lidhen me Alzajmerin.

Kohët e fundit, një studim shkencor britanik tregoi se një lugë çaji shafran në ditë ndihmon në mbajtjen larg të kancerit, të depresionit dhe të alergjive. /Zeri