Pastrojeni lëkurën me ndihmën e karotës!

Lifestyle February 22, 2019 - 08:33
Lexo detajet!

Karota është zgjedhja e duhur për ju, prandaj përpiquni ta përdorni sa më shumë të jetë e mundur në ushqim në çdo formë. Përbërësit e saj pastrojnë trupin prej toksinave, reduktojnë peshën dhe ngadalësojnë procesin e plakjes, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Kjo perime me ngjyrë portokalli është e pasura me antioksidues të fuqishëm, beta-karotenë, i cili në trupin tonë konvertohet në vitaminë A.

Fakti është se karota është më e pasura me beta-karotenë, krahasuar me fruta dhe perime të tjera, për faktin se në 80 gramë përmban më shumë se dy herë dozën e rekomanduar ditore te të rriturit.

Efekti antioksidues nga kjo perime promovon luftën kundër radikaleve të lira në lëkurë dhe rikthen shndritjen e saj dhe dukjen e shëndetshme. Vitamina A është veçanërisht e rëndësishme për përmirësimin e përgjithshëm të trupit dhe për ndërtimin e imunitetit. /ZERI