Ky lëng gjerman largon yndyrat dhe infeksionet nga gjaku

Lifestyle February 22, 2019 - 08:32
Lexo detajet!

Nëse keni probleme me yndyrën e gjak, infeksione dhe ftohje, mjekësia popullore gjermane ka një zgjidhje për ju. E tëra që ju nevojitet është që tre përbërës t’i vendosni në 2 litra ujë dhe kjo është e tëra. Përparësitë e kësaj pije janë të shumëfishta, sepse bëhet fjalë për kombinimin e tri ushqimeve super të shëndetshme, të cilat pozitivisht ndikojë në tërë organizmin kur konsumohen çdo ditë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Kjo pije është e shkëlqyeshme edhe për parandalimin e arterieve të mbyllura, rregullimin e kolesterinën së lartë, të lodhjes, të infeksioneve dhe të ftohjes.

Është i mirë edhe për imunitetin e dobët, pastrimin e mëlçisë dhe stabilizimin e enzimave të saj si dhe në luftën kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë sëmundje të rënda, sidomos të zemrës dhe gjakut.

Ato që ju nevojiten për përgatitjen e këtij lëngu janë 4 koka hudhër, 4 limonë dhe dy lugë të bluara të xhenxhefilit si dhe dy litra ujë. I pastroni mirë limonët, pastaj i preni. I qëroni hudhrat dhe i vendosni në mikser së bashku me limonët dhe xhenxhefilin, shkruan më tutje "Zëri".  

I bluani deri të fitoni një masë të njëjtë dhe pastaj i shtoni ujin. Hidheni masën në një tenxhere dhe e zieni deri të vlojë.

Sapo të vlojë largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet mirë, pastaj kullojeni dhe hidheni në shishe xhami. Këtë lëng e pini çdo ditë nga një gotë në stomak të zbrazët, minimum dy orë para ngrënies.

Përdoreni këtë pije tri javë, pastaj bëni një pauzë prej shtatë ditëve dhe pastaj mund ta përsërisni tretmanin. Pas tri javëve do të ndiheni shumë më mirë dhe pasqyra e gjakut do të përmirësohet ndjeshëm. /ZERI

  • Vitaminat: B, C, D, E
  • Proteinat: 1.6 g      
  • Mineralet: Kalcium, hekur, kalium