Gratë beqare janë më të lumturat

Lifestyle February 20, 2019 - 15:33
Lexoni detajet e fundit

Pavarësisht se si ndiheni për këtë fakt, është e vërtetë se numri i femrave beqare është në rritje.

Megjithatë, është e vështirë të konstatohet nëse vet duan të qëndrojnë beqare ose nëse janë të lumtura vërtet, transmeton Telegrafi.

Ndoshta pabarazia demografike apo bota moderne thjesht nuk u ofron opsion tjetër.

Ekspertët kanë vendosur ta hulumtojnë më thellë këtë temë dhe kanë zbuluar se femrat beqare faktikisht janë më të lumturat,.

Fillimisht duhet ta kemi parasysh faktit se femrat në lidhje përkushtohen më shumë. Normalisht ky është përgjithësim, por nuk është befasi për askënd fakti se femrat janë ato të cilat zakonisht përpiqen më shumë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e lidhjeve.

Andaj, pas një periudhe të caktuar, ato thjesht lodhen nga ky fakt. Mes moshave 45-65 vjet, rreth 32% e femrave dhe vetëm 19% e meshkujve raportojnë se ndihen të lumtur si beqarë.

Po! Është relaksuese pas një lidhje të gjatë të jeni beqare. Femrat fillojnë të punojnë vetëm për veten pa pasur stres apo ndjenja të fajësisë. Më në fund, ato mund të bëjnë udhëtime të gjata ose të merren me hobi tjera. 61% e femrave beqare në Britani thonë se janë të kënaqura me statusin e tyre.

Nuk ka më detyra familjare. Nuk ka më nevojë për të gatuar. Ju thjesht mund të porosisni ushqim dhe të jeni super e lumtur.

Dashuria thjesht ndalon së qeni qendra e universit. Le të themi se femrat beqare e zbulojnë një lloj tjetër të dashurisë – dashurinë për vetveten.

Madje shpeshherë ndodh që femrat të shkurorëzohen pas lindjes së fëmijëve. Në këtë rast, dashuria e saj përqendrohet te fëmija dhe nuk ka hapësirë për një mashkull të ri.

Me siguri se keni shoqe që janë beqare qe 1-3 vjet. Hulumtimi tregon se kjo nuk është gjë e rrallë sot. 75% e femrave beqare kanë raportuar se nuk kanë qenë duke kërkuar lidhje vitin e kaluar. Kur i shihni këto shifra, me siguri brengoseni se cili është problemi.

Po, edhe ato e kërkojnë dashurinë e vërtetë, por aq më shumë që qëndroni larg lidhjeve romantike, aq më shumë e kuptoni se jeni e aftë të bëni çdo gjë vetvetiu. Dhe nuk keni nevojë të hyni në lidhje vetëm se jeni e frikësuar të jeni vetëm.

Femrat tani presin për ndjenja të vërteta e të forta, ndërkaq shumicën e kohës së lirë që e kanë si beqare e shpenzojnë duke e zhvilluar vetveten. Kjo u dhuron atyre shumë kënaqësi e vetëbesim.