Omëletë me salmon dhe brokoli
Përbërësit:
500 g patate të vogla
1 kokë e vogël brokoli
2 fileta salmon
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle nenexhik i grirë
8 vezë të rrahura
Kripë
Piper i bluar
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë me kripë për rreth 15 minuta ose derisa të përgatiten. Në 4 minutat e fundit shtojmë dhe brokolin. I kullojmë sapo të jenë gati. Gatuajmë salmonin në avull derisa të bëhet në tërë trashësinë e tij. Presim patatet në feta dhe i skuqim në vaj ulliri, në një tigan të përshtatshëm dhe për furrë, në zjarr të mesëm, derisa të fillojnë të marrin ngjyrë. Copëtojmë salmonin me duar dhe e shpërndajmë bashkë me brokolin mbi patatet.
Përziejmë vezët me nenexhikun, pak kripë dhe piper. I shtojmë vezët në tigan dhe i lëmë të gatuhen për rreth 6 minuta ose derisa të mpiksen anash dhe të jenë akoma të buta në qendër.
E fusim tiganin në furrë të nxehtë në 200 gradë dhe e lëmë derisa të bëhen plotësisht vezët dhe të krijojnë kore. E shërbejmë omëletën të shoqëruar me sallatë sipas dëshirës.
Mesatare 100 min.
/Zëri