Pija që kthen kujtesën, dëgjimin dhe shikimin

Lifestyle shkurt 19, 2019 - 08:57
Lexoni detajet e fundit

Përbërësi kryesor i kësaj pijeje të jashtëzakonshme është rrepa e bardhë e freskët, e cila është e pasur me vitaminë C, kalium, me vitaminat B1, B2 dhe B6, hekur, magnez dhe fosfor, transmeton Gazeta Zëri

Hiqni qafe shtresat e dhjamit dhe të ujit në trupin tuaj përmes këtij shurupi. Në kombinim me ndonjë ushtrim kardio kjo pije jep rezultate të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, ky shurup përmirëson funksionimin e trurit, pastaj përmirëson kujtesën, dëgjimin dhe shikimin. Përbërësi kryesor i kësaj pijeje të jashtëzakonshme është rrepa e bardhë e freskët, e cila është e pasur me vitaminë C, kalium, vitaminat B1, B2 dhe B6, hekur, magnez dhe fosfor. Kjo bimë shumëvjeçare e përshpejton metabolizmin, zvogëlon lodhjen dhe në të njëjtën kohë stimulon zhvillimin e baktereve të mira në stomak. Përbërësit e kësaj pijeje janë: 125 gramë rrepë e bardhë, 4 limona, 3 lugë mjaltë, 2 lugë kanellë dhe një copëz xhenxhefil.

Për përgatitjen e kësaj pijeje përziejeni rrepën dhe xhenxhefilin në mikser. Pastaj shtrydheni lëngun e limonit dhe e shtoni në mikser së bashku me rrepën dhe xhenxhefilin. Përziejeni edhe 2-3 minuta. Në fund i shtoni 3 lugë mjaltë dhe dy lugë kanellë dhe përziejeni derisa të fitoni shurupin. Shurupin e fituar ruajeni në një kavanoz. Këtë shurup të fituar e konsumoni nga një lugë dy herë në ditë para shujtës ose para ushtrimeve kardio. Ky shurup do të zgjasë tri javë. Pastaj bëni një pauzë prej disa ditëve./Zëri