Këto pjesë të trupit duan më shumë kujdes

Lifestyle February 18, 2019 - 17:33
Lexo detajet!

Janë disa pjesë të trupit tonë të cilat sado të kujdesemi tregojnë që jemi duke u rritur ose duke u plakur më shpejtë se disa të tjera.

Shkaqet mund te jenë të ndryshme pasi varen nga secili prej nesh.  Disa nga arsyet që mund t’i mësoni për tu kujdesur më shumë janë më poshtë:

Duart
Meqë duart tona janë vazhdimisht nën ekspozimin e diellit, madje edhe në dimër, ato janë ndër pjesët e trupit ku rrudhat shfaqen më shpejt. Aplikoni krem ëkundër pjekjes. Lëkura e duarve është e hollë, ndaj aplikimi i kremrave është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur

Fytyra
Në të vërtetë, edhe individët 25 vjeç mund të kenë disa shenja rrudhash të lehta në ballë apo rreth syve. Për fat të keq, dielli mund të shkaktojë probleme shtesë. Aplikoni kremra kundër diellit dhe plakjes çdo ditë. Nevojitet larja e fytyrës rregullisht.

Qafa dhe gjoksi
Qafën dhe gjoksin një fill i hollë i ndan nga fytyra, megjithatë shpesh ju harroni t’i ushqeni ato. Kjo lëkurë e hollë është jashtëzakonisht delikate ndaj rreze ultravjollcë dhe kështu krijohen lehtësisht rrudha në këto zona.