Mashtrojeni trurin tuaj dhe zvogëlojeni madhësinë e shujtës

Mashtrojeni trurin tuaj dhe zvogëlojeni madhësinë e shujtës

Lifestyle shkurt 18, 2019 - 16:09
Lexo detajet

Studimi i realizuar nga Dr Bryan Vansink dhe dr Koert Van Itersum nga universiteti “Kornel” ka treguar se madhësia, por edhe ngjyra e pjatës ndikojnë në atë se sa hamë. Më saktësisht, pjatat më të mëdha na “shtyjnë” që të hamë më shumë, derisa kontrasti mes ngjyrave të pjatës dhe ngjyrës së ushqimit në të mund të ndikojë në atë se sa hamë, shkruan Gazeta "Zëri.info". 

Për çka bëhet fjalë? Fajtori kryesor i këtyre dy fenomeneve është një iluzion optik i quajtur sipas shkencëtarit belg Delbof.

Thelbi i iluzionit të Delbofit, është në atë se kur shikojmë në rrathët e përqendrimit duket sikur rrathët e brendshëm janë më të vegjël kur rrathët e jashtëm janë më të mëdhenj. Por si lidhet kjo me pjatën dhe ushqimin? Thjesht, sa më e madhe që është pjata, porcioni në të na duket më i vogël.

Studimi ka treguar se atyre që kanë marrë pjata më të mëdha mesatarisht kanë ngrënë për 16 për qind më shumë për mëngjes dhe po të njëjtit kanë vlerësuar se kanë ngrënë për 7 për qind më pak ushqim se sa ata që kanë ngrënë nga pjatat më të vogla.

Bëni kujdes edhe me ngjyrën e pjatës

Vansink dhe Van Itersum kanë kryer edhe një studim tjetër, duke organizuar një darkë me 60 mysafirë. Në tavolinën suedeze janë ofruar pasta me salcë domatesh ose salcë të bardhë Alfredo. Po ashtu, mysafirëve u janë ndarë pjata me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe.

Pasi mysafirët kanë hedhur ushqimin në pjata është matur pesha e secilës pjatë, ndërsa rezultatet kanë konfirmuar hipotezën se një kontrast i vogël mes ushqimit dhe enës sjell deri te porcioni më i madh.

Mysafirët që kanë hedhur pastë me salcë domatesh në pjatën e kuqe si dhe mysafirët që kanë hedhur pastë me salcë të bardhë mesatarisht kanë pasur 30 për qind porcione më të mëdha, shkruan më tutje "Zëri". 

Një studim tjetër ka treguar se nëse dëshironi të humbni peshë ushqimin që e hani ndajeni në copa më të vogla. Edhe këtu bëhet fjalë për mashtrimin e trurit; sa më shumë pjesë që hamë, mendojmë se kemi ngrënë më shumë.

Vitaminat: A, B, C, D, E

Proteinat: 66 g      

Mineralet: Kalcium, hekur

1. Kontrasti

Pjatat më të mëdha na “shtyjnë” që të hamë më shumë, derisa kontrasti mes ngjyrave të pjatës dhe ngjyrës së ushqimit në të mund të ndikojë në atë se sa hamë.

2. Pjata

Thjesht, sa më e madhe që është pjata porcioni në të na duket më i vogël. Studimi ka treguar se atyre që kanë marrë pjata më të mëdha mesatarisht kanë ngrënë për 16 për qind më shumë për mëngjes.

3. Copat

Një studim tjetër ka treguar se nëse dëshironi të humbni peshë ushqimin që e hani ndajeni në copa më të vogla. /ZERI