Të gjitha mrekullitë e hudhrës në trupin e njeriut

Lifestyle February 18, 2019 - 15:40
Lexo detajet!

Bima e njohur që edhe në lashtësi adhurohej sikur të ishte Perëndi.

Hudhra (Allium Sativum) adhurohej nga egjiptianët sikur të ishte Perëndi. Që në lashtësi njiheshin vetitë e saj terapeutike. Faraonët ua jepnin për të ngrënë skllevërve që merreshin me ndërtimin e piramidave që të ishin më të fuqishëm dhe të mos sëmureshin me dizenteri. Në Greqinë e vjetër hudhra përdorej si stimulues dhe gjallërues për atletët e lojërave olimpike; në Mesjetë rekomandohej si antiseptik kundër pickimeve të insekteve dhe kafshimeve të kafshëve, si lehtësues për dhimbjet e kallove, kundër pagjumësisë dhe shurdhimit. Në vitet 1700 hudhra konsiderohej një ilaç kundër kollës, astmës dhe përdorej për parandalimin e infektimit nga murtaja.

Sponzor

Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur shpërtheu epidemia spanjolle, që pati efekte shkatërruese, shumë persona arritën të mbijetonin në sajë të përdorimit të shumtë të hudhrës. Në dekadat pasardhëse shkenca e mjekësisë zbuloi veti të tjera kuruese të hudhrës: u konfirmua për shembull që ajo mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare, është një diuretik shumë i mirë, nxit tretjen, ul nivelin e kolesterolit, ka veti antireumatike, parandalon degjenerimin qelizor, është e pasur me substanca antioksiduese shumë të nevojshme, si dhe ndihmon në parandalimin e tumoreve. Për më tepër konsumatorët e rregullt të hudhrës kanë një sistem imunitar më të fortë dhe u rezistojnë më mirë infeksioneve me origjinë bakteriale ose virale.

Ilaç i lashtë

Vetitë terapeutike të hudhrës janë të njohura. Antropologët kanë zbuluar përshkrimet e hershme për përdorimin e saj në tavolinën e Sumerëve, popullit të lashtë të Mesopotamisë. Në pjesë të ndryshme të botës, hudhra njihej për trajtimin kundër infeksioneve dhe ftohjes. Sot kërkimet e fundit bëjnë të ditur edhe vetitë e saj antitumorale dhe antibiotike.

Efektet përfituese

Falë garcilinës, me fuqi antibiotike, dhe vitaminave A. B, C, hudhra aktivizo metabolizmin dhe ndihmon në parandalimin e tumoreve të shkaktuara nga nitrosamina, susbtancë e pranishme në zorrët e njeriut. Kjo bimë ndihmon në dezintoksimin e organizmit, duke pastruar zorrët.

Pastruesi jeshil

Hudhra ka efektin e pastruesit për organizmin, ndihmon që gjaku të jetë më fluid dhe pastron arteriet, sipas një studimi të Universitetit të Berlinit. Përveç kësaj, ajo ka një veprim lidhës, në gjendje të largojë metalet e rënda si mërkuri apo kadiumi. Kjo bimë e lashtë largon lëngjet e tepërta duke përmirësuar funksionimin e venave dhe fluksit të gjakut.

Eliksir i rinisë

I çmuar kundër alergjive, hudhra është efikase si antiinflamatore, dhe ka veti kundër spazmave, dhe ngadalëson procesin e plakjes. Antiseptik dhe kundër reumatizmës, mbron organizmin nga ulçera dhe arterioskleroza, ndihmon në reduktimin e triglicerideve, largon lodhjen dhe normalizon rrahjet e zemrës.

Si ta konsumoni

Zgjidhni një produkt vendi me origjinë të njohur. Hudhrën mund ta shtoni në të skuqurat, mish, perime, për t’i dhënë shije të veçantë pjatës suaj. Në treg ekzistojnë edhe cilësi të ndryshme hudhrash. Lëkura e jashtme e hudhrës? Ajo përmban përbërës aktiv: mund ta gatuani siç është me gjithë lëkurë për të shmangur aromën. Në përgjithësi mos harroni që të mos e skuqni shumëdhe ta konsumoni siç është, tia shtoni lëngut të domates së freskët, apo ta shtroni mbi bukë me pak vajë ulliri për një ushqim të kohëve të vjetra.

Vajrat esencialë

Nëse nuk ju pëlqen aroma e hudhrës provoni ta përdorni në gjendje të thatë. Keni dëgjuar për vajin esencial të hudhrës? Ka një fuqi dezinfektimi dhe ka përbërës antimykotik, diuretik, pastrues dhe baktericid, në gjendje të veprojë si hollues gjaku, në infeksionet e rrugëve respiratore dhe në zorë. Por mos harroni që në përdorimin e vajrave esencialë nga goja, është gjithmonë e nevojshme të konsultoheni me një ekspert para përdorimit.

Meqë është kaq kurative, më mirë të konsumohet e gjallë

– Ka nga ata që e konsumojnë hudhrën të gjallë, të paprerë ashtu siç është me thelpinj. Natyrisht që në këtë mënyrë nuk humbet asnjë vlerë e saja, por mund të ketë pasoja në tretje: për t’i shmangur këto të fundit, mjafton të hiqni pjesën e gjelbër.

– Hudhra mund të merret shtesë edhe në formë tablete, ose në formën e kokrrave xhelatinoze (një në ditë), ose në formën e tretësirës (20 pika 3 herë në javë) duke i përzier me lëng të freskët frutash.

– Në mjekësinë alternative dhe në dyqanet e ushqimeve natyrore, hudhra japoneze gjendet në formë pluhuri të thatë ose të lëngshëm. Veti kuruese ka edhe kur në një shishe me 100 ml alkool hidhet një kokërr hudhër. Lihet për një kohë të gjatë në qetësi dhe në një vend pa lagështirë, më pas mund të përdoret me pika kundër dhimbjeve të veshit. Një mënyrë tjetër e përdorimit të saj është në formë të lëngshme, e quajtur “Kyolic”, që nuk është gjë tjetër veçse një hudhër biologjike e fermentuar dhe e lënë në qetësi 20 muaj në vaska inoksi. Mund të pihet si shurup.

Kujdes nga hudhrat e rritura me rrezatim dhe pesticide

– Në treg mund të gjenden hudhra që kanë marrë rrezatime gama, me qëllim mosnxjerrjen e sythave. Sipas ligjit mbi etiketën e mallit, duhet shënuar diçitura “Hudhër me rrezatim për mosdaljen e sythave”. Kështu, nëse lexoni këtë diçiturë mos e blini, sepse është e dëmshme për shëndetin.

– Kujdes gjithashtu edhe nga hudhra e rritur me pesticideve. Duhet të blini vetëm atë produkt mbi të cilin shkruhet “Hudhër e certifikuar organike”.

Është me të vërtetë një medikament i rëndësishëm që stabilizon tensionin dhe pastron arteriet.

– Hudhra ka një veprim antibakterial dhe antiviral më të madh se substancat e tjera. Kjo mund të dallohet që nga era që çliron kur pritet ose qërohet.

– Hudhra rregullon presionin e gjakut, ul kolesterolin dhe ndihmon në rrjedhshmërinë e gjakut. Është një zëvendësues natyror i grupit të barnave betabllokues që rregullojnë presonin arterial dhe aritmitë.

– Hudhra përmban gjithashtu substanca antioksiduese që çlirojnë arteriet nga koagulimi i gjakut. Testet e kryera te një grup personash të sëmurë kanë treguar se me konsumimin e përditshëm, dhe konstant të hudhrës (2 thelbi në ditë), rreziku i infarkteve të papritura ulet 50%.

– Hudhra parandalon kancerin: studimet e kryera te një grup konsumuesish të hudhrës dhe qepës treguan se këto të fundit ishin 50% më pak të rrezikuar nga prekja e kancerit të stomakut, sesa konsumatorët normalë. Gjithashtu ajo parandalon si kancerin e lëkurës ashtu edhe atë të zorrës së trashë.