Lulelakra ka veti mbrojtëse ndaj kancerit

Lifestyle February 18, 2019 - 11:13
Lexo detajet!

Lulelakra është një nga perimet më të pasura me vitamina të tilla si: vitamina B1 (tiaminën), B2 (riboflavinën), B3 (niacinën), B5 (acidin pantotenik), B6 (piridoksinën) dhe B9 (acidin folik), shkruan Gazeta "Zëri". 

Njëkohësisht është e pasur me fibra, proteina, fosfor, potasium dhe vitaminën C, të cilët veprojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Për rezultate sa më të mira është mirë që lulelakra të hahet e gjallë ose e zier pak.

Nëse deri më tani keni parë vetëm lulelakër ngjyrë të bardhë, në tregje ekzistojnë edhe forma të tjera të këtij produkti si lulelakrat violetë, ngjyrë si të limonit, të gjelbra ose ngjyrë portokalli.

Më e shëndetshme është të konsumohet lulelakra ngjyrë portokalli është 100 herë më e pasur me beta­karotinë se lulelakra e bardhë./ZERI