Gjinj më të mëdhenj pa operacione, e mundur nëse hani këtë!

Gjinj më të mëdhenj pa operacione, e mundur nëse hani këtë!

Lifestyle shkurt 17, 2019 - 10:55
Lexo detajet!

Në ushqimin që përmban nivelin më të lartë të estrogjenit natyral janë farat e lirit dhe të lulediellit, soja, vezët dhe bishtajoret, shkruan Gazeta "Zëri". 

A dëshironi gjinj më të mëdhenj, por nuk guxoni të vendosni silikonë? Tani mund të keni gjoks shpërthyes pa kurrfarë dhimbje. Shumë femra në kërkim të bukurisë së përkryer dhe natyrisht gjinjtë japin kontribut të madh.

Edhe pse silikonët janë shumë të popullarizuar, tani mund t’i rrisni gjinjtë edhe me ndihmën e ushqimit.

Ekzistojnë ushqime të cilat do t’ju ndihmojnë që të keni dekoltenë e dëshiruar. Të gjithë e dini se hormonet janë meritorë për pamjen e gjinjve tuaj, ndërsa nivelin më të lartë të estrogjenit në trup mund ta arrini në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

E tëra që duhet të bëni është që në ushqimin tuaj të përfshini produkte që e rrisin këtë nivel në gjak, shkruan më tutje Gazeta "Zëri". 

Në ushqimin që përmban nivelin më të lartë të estrogjenit natyral janë farat e lirit dhe të lulediellit, soja, vezët dhe bishtajoret.

Qarkullimi i shtuar i gjakut në trupin tuaj sjell përparësi të shumta, ndërsa përveç lëkurës së bukur dhe zvogëlimit të celulitit qarkullimi ka ndikim të shkëlqyeshëm edhe në gjinjtë tuaj. E baraspeshon punën e organizmit, por edhe prodhimin e hormoneve.

Qarkullimi i shtuar arrihet me aktivitetin e rregullt fizik, por edhe me ushqimet si qepa e bardhë, çokollata e zezë, xhenxhefili, ciruset, avokadoja dhe shalqiri. /ZERI