Nëse flini në stomak, menjëherë ndryshojeni këtë shprehi!

Lifestyle February 13, 2019 - 17:05
Lexo detajet!

Fjetja në stomak krijon presion jo vetëm në qafë, por edhe në rrugët e frymëmarrjes, për çka gjatë natës marrim frymë më vështirë, shkruan Gazeta "Zëri". 

Edhe zogjtë në degë e dinë se një gjumë kualitativ është i domosdoshëm jo vetëm për shëndetin tonë, por edhe për pamje të freskët dhe çlodhëse në mëngjes.

A flini çdo natë orë të mjaftueshme të gjumit, por prapë në mëngjes nuk ndiheni të çlodhur? Shkaktarin kërkojeni në pozitën si flini. Ekzistojnë ato pozita për gjumë të cilat ju sigurojnë një natë të qetë dhe plot gjumë, por ka edhe të atilla që ju bëjnë më shumë dëm se sa dobi.

Pikërisht fjetja në bark llogaritet si njëra prej atyre pozitave që duhet shmangur gjithsesi. 

Ja arsyet pse nuk duhet të flini në bark.

Qafa është nën presion

Kush fle në stomak tërë natën e ngarkon qafën dhe kjo ndikon në pjesën e kurrizit. Pasojat e kësaj janë dhimbja e kokës dhe dhimbjet në qafë, shkruan më tutje "Zëri". 

Nxit paraqitjen e rrudhave

Përveçqë vuan qafa, vuan edhe fytyra juaj. Në të vërtetë pesha e përgjithshme e kokës gjatë tërë natës bën presion në lëkurën e fytyrës dhe me këtë paraqiten edhe rrudhat, pasi oksigjeni nuk futet në lëkurë.

Frymëmarrja e çrregullt

Fjetja në stomak krijon presion jo vetëm në qafë, por edhe në rrugët e frymëmarrjes për çka gjatë natës marrim frymë më vështirë.

Gjumi i parehatshëm

Pikërisht shkaku i frymëmarrjes së vështirësuar gjatë natës do të keni ngërçe dhe me këtë edhe gjumë të parehatshëm. /ZERI