'Mikrobet nuk ekzistojnë', moderatori befason: Kam 10 vite pa larë duart

Lifestyle February 12, 2019 - 15:39
Lexo detajet!

Pete Hegseth nga Fox News ka deklaruar, pa asnjë problemi, para kamerave se ka plot 10 vite pa i larë duart.

Rrëfimin e papritur, Hegseth e ka bërë mëngjesin e 10 shkurtit ndërkohë që po fliste në një emision televiziv për rezolutat e njohura të Vitit të Ri.

Kështu, mesa duket moderatori i kishte vënë qëllim vetes që këtë vit do rrëfejë gjëra që normalisht nuk do t’i përmendte fare para kamerave.

Pete deklaroi: "Qëllimi që i kam vënë vetes për vitin 2019 është që të them para kamerave gjera që normalisht i them në jetën e përditshme. Unë mendoj se nuk i kam larë duart për 10 vjet."

Duke sqaruar vendimin e tij, 38-vjeçari sqaroi se duke mos i larë asnjë herë duart, në një farë mënyre ai po vaksinon veten. Dhe, sipas tij, ai është imun ndaj çdo gjëje.

Hegseth vazhdoi më tej: "Mikrobet nuk ekzistojnë. Unë nuk mund t’i shoh, pra ato nuk janë të vërteta. Unë nuk mund të sëmurem."