Ja pse duhet t’i shmangni bananet për mëngjes!

Ja pse duhet t’i shmangni bananet për mëngjes!

Lifestyle shkurt 11, 2019 - 13:21
Lexo detajet!

Të gjithë e dimë se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, ndërsa shpesh nga ngutja e tëra që arrini të hani është një banane. Mirëpo ekspertët thonë se edhe pse bananet duken si opsion i përkryer për mëngjes të shpejtë, në të vërtetë nuk janë, shkruan Gazeta "Zëri".

Nëse hahen vetëm bananet nuk janë zgjidhja më e mirë, sepse në vete përmbajnë 25 për qind të sheqerit dhe bëjnë pjesë në ushqimet mesatarisht të tharta.

Mënyra më e mirë për të filluar ditën me mëngjes i cili djeg yndyrën dhe i cili do t’ju jap mjaftueshëm energji që të duroni deri te shujta tjetër.

Edhe pse bananet ju japin një hov të shkurtër të energjisë, shumë shpejt do të filloni të ndiheni të lodhur dhe të uritur. Bananet më shumë konsiderohen si meze sesa si shujtë, sepse të vetme nuk mjaftojnë për të filluar ditën. Prandaj, bëni kombinime me ushqime tjera. /ZERI