Tri rregullat bazë që ju ndihmojnë të humbni peshë

Tri rregullat bazë që ju ndihmojnë të humbni peshë

Lifestyle shkurt 11, 2019 - 10:23
Lexo detajet!

Studimet kanë treguar se mëngjesi përmirëson metabolizmin dhe bën që gjatë ditës të ndiheni më pak të uritur, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Mëngjesi është shujta më e rëndësishme për shumë arsye, por ajo që është më e rëndësishmja, është ta hani si duhet. Nëse dëshironi të humbni peshë ose ta mbani peshën që keni, ne ju sjellim 3 rregulla të cilave duhet t’u përmbaheni për të pasur sukses.

Hani herët

Studimet kanë treguar se mëngjesi përmirëson metabolizmin dhe bën që gjatë ditës të ndiheni më pak të uritur dhe më vonë bën që të ushqeheni më shëndetshëm në drekë dhe në darkë. Në mënyrë që trupi juaj të djegë më shpejt yndyrat pas zgjimit hani mëngjes sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan më tutje Gazeta "Zëri". 

Zgjidhni ushqimet të cilat do t’ju ngopin

Le të jetë mëngjesi juaj i pasur dhe i bollshëm në mënyrë që të mos keni uri prapë pas 2 ose 3 orësh. Hani ushqim i cili tretet ngadalë, si dhe ushqim i cili përmban shumë fibra dhe proteina, sepse do t’ju japin energjinë e duhur. Dhe gjithsesi bëni kujdes që mëngjesi juaj të mos përmbajë tepër sheqer.

Bëni kujdes me madhësinë e porcioneve

Mëngjesi i bollshëm gjithsesi se do t’ju ngop, por mos e teproni. Hani në mënyrë të matur, tamam sa ju nevojitet. Kur ndieni se jeni ngopur, ndaluni. Nuk është e domosdoshme ta hani tërë ushqimin që keni në pjatë. /ZERI