Një martesë e suksesshme varet vetëm nga ju

Lifestyle January 21, 2019 - 15:38
Lexoni më shumë lajme nga jeta

Nëse bashkëshortët i ndajnë dy hobi të përbashkët, nëse së paku tri herë përqafohen gjatë 24 orëve, thonë së paku njëherë në ditë “të dua” dhe së bashku i ndajnë së paku dy shujta romantike, kjo do të thotë që lidhja e tyre është e pathyeshme, përcjell "Zëri.info".

Katër puthje në ditë, tri përqafime dhe së paku njëherë “të dua” janë vetëm disa nga “përbërësit” e recetës të cilën hulumtuesit e rekomandojnë për martesë ideale. “Profili i martesës së suksesshme” është rezultati i anketës të cilin në internet e ka kryer faqja për planifikimin e martesave “Konfeti” dhe në të cilën janë përfshirë më shumë se 3.000 bashkëshortë. Shikoni rezultatet.

Baza

Sekreti i martesës së përjetshme dhe të suksesshme fshihet në recetën e thjeshtë: katër puthje në ditë, seks tri herë në javë dhe dallimi në moshë prej dy vjetësh, tregoi studimi i ri.

Pathyeshmëria

Nëse bashkëshortët i ndajnë dy hobi të përbashkët, nëse së paku tri herë përqafohen gjatë 24 orëve, thonë së paku njëherë në ditë “të dua” dhe së bashku i ndajnë së paku dy shujta romantike, kjo do të thotë që lidhja e tyre është e pathyeshme.

Besnikëria

Shkencëtarët po ashtu, kanë zbuluar se bashkëshortët mund pothuajse të jenë të sigurt që do t’i mbesin besnik njëri-tjetrit “derisa vdekja mos t’i ndajë” nëse janë njohur nëpërmjet miqve dhe nëse janë martuar pas tri vjet e gjysmë të kaluar së bashku.

Vitet

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se njëri ndër parakushtet kryesore për martesë në shtigje të gjata është që dhëndëri në kohën e martesës t’i ketë 31 vjet dhe të jetë nga nusja më i vjetër saktësisht dy vjet e tre muaj.

Image

Romantika

Pasi që u kaplon eksitimi rreth martesës, është e nevojshme që të ruhet magjia me puthje të rregullta, ledhatime dhe me dalje romantike nëpër restorante dhe vende të bukura.

Fëmijët

Hulumtuesit kanë konstatuar se momenti ideal për arritjen deri te fëmija i parë është, dy vjet e dy muaj pas martesës.

Kontakti

Përveç puthjeve të shpeshta dhe përqafimeve, hulumtuesit këshillojnë që bashkëshortët vazhdimisht të jenë “në kontakt” pa marrë parasysh në atë se ku gjenden dhe këtë ta bëjnë nëpërmjet rrugës, së thirrjeve telefonike, SMS porosive apo emaile.

Udhëtimet

Dy fundjava të kaluara në udhëtime dhe një udhëtim jashtë shtetit gjatë vitit vetëm që do të forcojë martesën tuaj, pohojnë hulumtuesit. Ekspertët janë të bindur se në qoftë se ju përmbaheni gjërave të lartpërmendura atëherë martesa juaj do të jetë shumë e gjatë dhe tepër e suksesshme../ZERI