Largojeni stresin për vetëm 3 minuta

Lifestyle January 21, 2019 - 15:31
Lexoni më shumë lajme nga jeta

Çdo ditë i ekspozohemi stresit, mirëpo ky truk do t’ju ndihmojë që të liroheni për tri minuta kudo që të gjendeni, përcjell "Zëri.info".

Gjithçka duhet të bëni  është që të mbyllni sytë ose të fokusoheni në një pikë (gjë që mund ta bëni madje edhe kur jeni në punë edhe kur jeni ulur pranë tavolinës), derisa shputat u janë  lëshuar rrafsh në dysheme.

Derisa i mbyllni sytë ose me përqendrim shikoni në një pikë, merrni thellë frymë nëpër hundë, pastaj thjesht nxirreni frymën. Nxjerrja e frymës është mënyrë shumë e efektshme me të cilën i rekomandojmë trupit që në kohë të përsëritet.

Pastaj filloni të merrni frymë ashtu që në vete të numëroni: një derisa merrni frymë, një derisa nxirrni frymën, dy derisa merrni frymë, dy derisa nxirrni frymën… dhe kështu me radhë deri në tetë përsëritje./ZERI