Shmangni këto gabime nëse doni lidhje të mirë!

Lifestyle January 21, 2019 - 15:26
Në fillim të një bashkëjetese mund të jenë të shpeshta zënkat e vogla të shkaktuara nga veprime të ndryshme

Ka disa gabime ose “mëkate” në brendësi të një marrëdhënieje që nuk mund të falen lehtë ose që mund të konsiderohen edhe si të pafalshme. Hatërmbetja, xhelozia, mosmirënjohja ose jotërheqja fizike janë disa prej mëkateve, të cilat do të bënit mirë që t’i shmangnit, përcjell "Zëri.info".

Sipas një studimi të kohëve të fundit, lidhja midis dy personave është sa e bukur, aq edhe e vështirë, prandaj secili prej partnerëve duhet t’i kushtojë asaj rëndësinë e duhur dhe pse jo edhe më shumë, duke evituar njëkohësisht edhe “mëkatet” e mëposhtme.

Hatërmbetja: Në fillim të një bashkëjetese mund të jenë të shpeshta zënkat e vogla të shkaktuara nga veprime të ndryshme. Por këtu duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse hatërmbetja fillon nga gjërat e vogla dhe të parëndësishme në dukje dhe rritet derisa shndërrohet në një nervozizëm shqetësues.

Xhelozia: Sipas një përkufizimi xhelozia është një ndjenjë e pavetëdijshme dhe që të nxjerrë jashtë kontrollit dhe pikërisht për këto arsye është mjaft e rrezikshme në një marrëdhënie. Prania e saj në një lidhje duhet të jetë në doza sa më të vogla.

Mungesa e komunikimit: Ndodh që është me e lehtë “të shfryhesh” dhe t’i tregosh gjëra të ndryshme shoqërisë sesa partnerit. Një gjë e tillë mund të jetë zgjidhje momentalisht, por aspak për lidhjen tuaj./ZERI