Kombinimi i bajameve dhe i çokollatës së zezë sjell përfitime të shumta

Lifestyle January 21, 2019 - 14:38
Lexoni më shumë lajme nga jeta

Kombinimi i bajameve, i çokollatës së zezë dhe i kakaos mund të zvogëlojë një faktor shumë të rrezikshëm për sëmundjet koronare të zemrës. Studimi i ri zbuloi se kombinimi i bajameve të papërpunuara, i çokollatës së errët dhe i kakaos redukton ul nivelin e kolesterinës së keqe në gjak. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë kontekstin, përcjell "Zëri.info".

Image

Mesazhi nuk është që njerëzit duhet të hanë shumë çokollata dhe bajame për të ulur nivelin e kolesterinën e keqe në gjak. Njerëzve u lejohet që të marrin rreth 270 kalori në ditë dhe kur ushqimet si bajame, çokollatë e zezë dhe kakao konsumohen së bashku si një ushqim ata u japin përfitime shëndetësore ndryshe nga ushqimet e tjera. Studimi i realizuar te 31 njerëz tregoi se kur pjesëmarrësit konsumuan vetëm bajame kolesterina u ul me 7% në krahasim me periudhën kur nuk konsumuan asnjë nga ushqimet.

Image

Kombinimi i bajameve me çokollatë të zezë dhe kakao reduktoi në masë LDL që është faktor rreziku për sëmundjen kardiovaskulare. Është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrësit hëngrën bajame në vend të yndyrës së qumështit si pjesë e një diete të shëndetshme. Ky ishte një studim shumë i mirë i kontrolluar që tregoi se zëvendësimi i yndyrës së ngopur (gjalpë dhe djathë) me yndyrë të pangopur që vijnë nga arra (bajame) ka pasur një efekt pozitiv në përqendrimet e lipideve të plazmës.

Image

Kris-Etherton gjithashtu tha se kur bëhet fjalë për yndyra, bajamet janë një zgjedhje shumë më e mirë se gjalpi dhe djathi. Ju duhet që të përzieni së bashku 1/3 e filxhanit të çajit me bajame, i kombinuar me gati një çerek filxhani çokollatë e zezë dhe 1/3 kakao./Zeri