Fryrja e barkut: Zgjidheni këtë problem me këto pëbërje

Lifestyle January 12, 2019 - 22:13
Lexo detajet!

Fryrja e stomakut zakonisht ndodh pasi të keni ngrënë ushqim të cilin sistemi tretës ka problem ta tretë.

Pra, disa ushqime janë më problematike për sistemin e tretjes, ndërkaq konsumimi i tepërt mund të shkaktojë edhe dëme tjera, transmeton Telegrafi.

Probleme me gjumin? Ja zgjidhja, prej vetëm 9 euro!

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Shumica e njerëzve mund ta kenë përjetuar fenomenin e barkut të fryrë gjatë festave të fundvitit, shumica prej të cilëve tani duan ta formësojnë trupin si pjesë e synimeve për vitin 2019.

Ekspertët e nutricionit thonë se janë katër ushqime dhe pije që ndihmojnë në ndalimin e fryrjes së barkut dhe gazrave.

Ananasi
Ananasi e përmban një enzimë të quajtur bromelain, e cila ndihmon në sistemin e tretjes. Kjo enzimë ndihmon në tretjen e proteinës në lukth.

Mjalta
Mjalta është mënyrë e mahnitshme për t’i zbutur dëmet e sistemit të tretjes, e këtë e bën duke e neutralizuar acidin.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës mund të ndihmojë në aktivizimin e enzimave të lukthit që kërkohen për tretje normale.

Nivele te ulëta të këtyre enzimave mund të shkaktojnë probleme të tretjes, refluks gastrik dhe gazra.