Këto janë metodat më të mira për të luftuar peshën e tepërt

Lifestyle January 12, 2019 - 16:30
Lexo detajet!

Mundohuni të ecni sa më shumë, mos hipni në ashensor, por ngjisni shkallët, shëtisni shumë dhe, nëse keni mundësi edhe me biçikletë. Asnjëherë mos neglizhoni rëndësinë e lëvizjes fizike, edhe nëse ju duket e lodhshme, shkruan Gazeta "Zëri". 

Me verë vjen edhe periudha ku nga trupi heqim rrobat e trasha, komode dhe që mbi të gjitha mund të mbulojnë edhe ndonjë defekt të vogël. Pra, me pak fjalë vjen momenti për t’u dukur.

Por jo gjithmonë kjo periudhë na gjen në formën maksimale. Por si të bëjmë për të rifituar linjat e bukura dhe të heqim kilogramët e tepërt. 

Dhe, ndërsa gjatë dimrit gjithmonë kishim gjetur justifikime për të hequr dorë nga palestra, tani nuk kemi më asgjë për të kundërshtuar. Koha është e bukur, ditët janë zgjatur, është ngrohur, pra është koha ideale për të rifituar formën e trupit. Ja disa sugjerime, që më pak vullnet të mirë, por që duhet të zbatohen rregullisht, do t’ju ndihmojnë të formësoni muskujt e barkut dhe të vitheve, dhe në të njëjtën kohë të ulni barkun që ju bezdis kaq shumë. 

Shumë herë lihet pas dorë, por nuk do të ndalemi së këshilluari të shkoni në një palestër për të marrë edhe ndihmën e specialistëve të fitnesit. Kjo është mënyra më e mirë për të pasur rezultate të mira.

Në një palestër do të këshilloheni nga një trajner dhe do të bëni edhe ushtrimet e duhura për problemin që keni, pasi persona të ndryshëm kanë trupa të ndryshëm dhe sigurisht edhe shqetësime të ndryshme. Ndërkohë, në rast se palestra nuk bën për ju, ja disa këshilla që mund t’i realizoni edhe në shtëpi.

Lëvizni vazhdimisht

Mundohuni të ecni sa më shumë, mos hipni në ashensor, por ngjisni shkallët, shëtisni shumë dhe, nëse keni mundësi edhe me biçikletë. Asnjëherë mos neglizhoni rëndësinë e lëvizjes fizike, edhe nëse ju duket e lodhshme, pasi kështu do të arrini të digjni kaloritë e tepërta, dhe në këtë mënyrë edhe yndyrën e tepërt në trup. 

Ushtrimet

Kushtojini të paktën 5 minuta ushtrimeve fizike për barkun. Ato duhet t’i bëni çdo mëngjes pasi të zgjoheni. Ndoshta ditët e para do të ndieni ndonjë dhimbje të vogël të muskujve, por mos hiqni dorë. Forcimi i muskujve është rezultati më i mirë. Mos lini asnjë ditë pa bërë ushtrime, shkruan më tutje "Zëri". 

Pijet

Mundohuni të pakësoni konsumimin e alkoolit dhe të pijeve me sheqer, sidomos ato të gazuara. Mundohuni të pini sa më shumë ujë që të mundeni. Kthejeni këtë në zakon. Pini ujë edhe kur nuk keni etje. Uji nuk të shëndosh, madje e kundërta. Ai ndihmon në eliminimin e toksinës që mblidhet në trup. Mungesa e ujit në organizëm ul ritmin e metabolizmit, gjë që duhet evituar. Ndaj pini shumë ujë. 

Ushqimi

Evitoni konsumimin e ushqimeve që nxisin fryrjen e barkut. Çdokush e di se cilat nga produktet që konsumon i shkaktojnë fryrjen e barkut, ndaj evitojini ato. Evitoni ushqimet me yndyrë. Mundohuni gjithashtu që t’i shpërndani vaktet. 4-5 vakte në ditë janë ideale. Nëse ju merr uria mundohuni të mbani me vete, për ta konsumuar në moment, një produkt më pak kalori, p.sh. një mollë.

Në mëngjes evitoni qumështin e papërpunuar, marmelatat dhe bëni kujdes me kaloritë e biskotave. Ka raste që janë të mbushura me gjalpë dhe sheqer. Nëse ndonjëherë nuk hani një vakt apo ndonjëherë në një vakt e teproni me ushqim, mos u ndjeni në faj. Nëse e shkelni rregullin një herë nuk është ndonjë gjë e madhe, por ama të ndodhë vetëm një herë. 

Mundohuni t’i ndiqni këto këshilla të thjeshta, pasi nëse do të zbatohen për disa javë do të japin rezultatet e dëshiruara. Të provosh nuk të bën dëm, nëse gjithmonë dëshironi të keni një trup të bukur gjatë sezonit të verës. /ZERI