Ushqimet që shkaktojnë dhe ato që pengojnë fryrjen e barkut

Ushqimet që shkaktojnë dhe ato që pengojnë fryrjen e barkut

Lifestyle janar 12, 2019 - 16:09
Lexo detajet!

Xhenxhefili njihet për vetitë antipezmatuese dhe të shërimit të problemeve me sistem të tretjes, shkruan Gazeta "Zëri". 

Problemi i fryrjes së barkut është një shqetësim tejet i mërzitshëm, me të cilin përballemi gati të gjithë. Fryrja e barkut mund të shkaktohet nga shumë gjëra, por kryesisht nga konsumimi i ushqimit dhe i pijeve të rënda ose nga ato me gaz.

Për shembull, ushqimet e shpejta, pijet freskuese, madje edhe shumë perime mund të jenë të vështira për t’u tretur dhe të shkaktojnë probleme me fryrje të barkut. Këto perime përfshijnë fasulet, qepët, brokolin, lakrën, etj. Prandaj, në vend se t’i hani ushqimet e lartcekura, provoni t’i ndërroni ato provime me këto alternativa

Asparagu
Asparagu ka përbërës të cilët ndikojnë si baktere e shëndetshme në zorrë, gjë e cila ndihmon në procesin e sistemit të tretjes.

Xhenxhefili
Xhenxhefili njihet për vetitë antipezmatuese dhe të shërimit të problemeve me sistem të tretjes.

Avokado
Avokadot janë të mbushura me kalium, gjë që ndihmon në reduktimin e fryrjes së barkut. Veç tjerash, avokadot janë të mbushura me antioksidues.

Limoni
Shtoni lëng limonit në ujë për ta liruar fryrjen e barkut dhe problemet e tretjes. Gjithashtu mundohuni t’i shmangni krejtësisht pijet me gaz. /ZERI