Vitamina D – pija më e mirë e mëngjesit për ta parandaluar mungesën e saj

Lifestyle December 07, 2018 - 08:59
Lexo detajet!

Vitaminat D përdoret nga trupi për t’i mbajtur të shëndetshëm muskujt, dhëmbët dhe eshtrat.

Trupi e përdor vitaminën për ta rregulluar sasinë e kalciumit apo fosfatit në trup.

Mungesa e vitaminës D mund të shpijë në shumë probleme të eshtrave, madje edhe në osteomalaki.

Sidoqoftë, ju mund t’ia zvogëloni vetes shanset e mungesës së kësaj vitamine thjesht duke konsumuar lëng portokalli që është fortifikuar me vitaminën në fjalë.

Zakonisht, lëngu i portokallit nuk përmban shumë vitaminë D, por ju mund t’i gjeni disa produkte të lëngut të portokallit që kanë sasi më të mëdha të kësaj vitamine.

Sasia e vitaminës D që e përmbajnë varion, por një gotë e vetme mund t’i përmbajë deri në 60% të sasisë ditore që rekomandohet.

Ekspertët thonë se lëngu i portokallit është ndër burimet më të mira të vitaminës D, pas suplementeve dhe peshkut vajor. /Telegrafi