Efektet anësore që shkakton konsumi i tepërt i kanellës

Efektet anësore që shkakton konsumi i tepërt i kanellës

Lifestyle dhjetor 05, 2018 - 09:11
Lexo detajet!

Kanella është një aromë e bërë nga lëvorja e brendshme e pemës Cinnamomum.

Është shumë e popullarizuar dhe ka shumë përfitime shëndetësore si: zvogëlimi i rrezikut të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

Dy llojet kryesore të kanellës janë:

Cassia: E quajtur edhe kanellë “e rregullt”, ky është lloji më i zakonshëm, njofton Klan Kosova.

Ceiloni: E njohur si kanellë “e vërtetë”, Ceiloni ka një shije të lehtë dhe më pak të hidhur.

Kanella Cassia është gjetur më shpesh në supermarkete, duke pasur parasysh se është shumë më e lirë se kanella Ceilon.

Nëse lloji i kanellës Cassia hahet në sasi më të vogla dhe të nevojshme është në rregull por kur ajo teprohet mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Kjo është për shkak se ajo përmban sasi të larta të një kompleksi të quajtur kumarin.

Hulumtimet kanë zbuluar se nëse konsumohet shumë kumarin mund të dëmtojë mëlçinë tuaj dhe të rrisë rrezikun e kancerit.

  • Nëse hani shumë kanellë të këtij lloji këto mund të jenë efektet anësore:
  • Mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë
  • Mund të rrisë rrezikun e kancerit
  • Mund të shkaktojë dhimbje të gojës
  • Mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak
  • Të shkaktojë probleme me frymëmarrje
  • Mund të ndërveprojnë me medikamente të caktuara