Vizitojini këto qytete të lira në Evropë me shumë pak para

Vizitojini këto qytete të lira në Evropë me shumë pak para

Lifestyle shtator 15, 2018 - 20:48
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Dëshira për të udhëtuar dhe për të njohur kultura të reja pa shpenzuar shumë, është ëndrra e secilit prej nesh. Duke krahasuar çmimet e 11 produkteve në 23 qytete të ndryshme: akomodimi, ushqimi, transporti publik dhe aktivitetet kulturore etj,u arrit në përfundimin se ka disa qytete që mund ti vizitosh me pak para.

Riga, Letoni

Ky është viti i dytë radhazi që Riga është cilësuar si qyteti më i lirë për një fundjavë. Ju mund të kurseni goxha para në krahasim me qytetet e tjera. Restorantet dhe pijet janë më të lirat në Evropë.

Budapest, Hungari

“Perla e Danubit ” është një destinacion shumë popullor viteve të fundit. Monumentet me arkitekturë mahnitëse, kështjella dhe urat madhështore, atmosfera në lagjen e vjetër hebreje, ishulli Margaret. Të rinjtë vlerësojnë sigurisht jetën e gjallë të natës.

Tallinn, Estoni

Kryeqytetin estonez ngrihet në podium për shkak të çmimeve shumë të ulëta të akomodimit. Ai ka me të vërtetë çmimet më të lira në Evropë.

Varshavë, Poloni

Ky kryeqytet duhet vizituar në rastet e festave, shkruan opinion. Parku Lazienki, Muzeu Kombëtar, Pallati i Kulturës dhe Shkencës, kështjella mbretërore janë disa nga atraksionet që nuk duhen lënë pa vizituar në Poloni.