Pse shampo gjithmonë ka ngjyrën e bardhë kur vendoset në kokë?

Pse shampo gjithmonë ka ngjyrën e bardhë kur vendoset në kokë?

Lifestyle prill 01, 2018 - 23:12
A e keni pyetur veten ndonjëherë për këtë?!

Shampot vinë me ngjyra të ndryshme të bukura.

Por ka diçka që mund ta keni dalluar, se kur shampo vendoset në flokë gjithmonë kthehet në ngjyrë të bardhë.

Rezulton se ka një shpjegim të thjeshtë për këtë fenomen, trasmeton Indeksonline.

“Pigmentet që përbëjnë ngjyrën e shampos janë shumë të pakta, në këtë mënyrë kur të shpërndahet flluskat përhapen më shumë dhe reflektojnë në dritë ngjyrë të bardhë. Pra i humbet ngjyra sa të përhapet ajo dhe kur drita reflekton në çdo flluskë e bën atë në mënyrë efektive të reflektojë e bardhë”.

“Mendoni për një tullumbace. Kur nuk fryhet ajo ka një ngjyrë më të ngurtë dhe shumë të gjallë, por përderisa fillon të fryhet, ajo humbet atë ngjyrë dhe fillon të bëhet më e zbehtë, pothuajse e bardhë. Kjo ndodh se për shkak se nuk ka pigment të mjaftueshëm (ngjyrë) për të reflektuar në dritë”.