Kërpudha magjike, ilaçi më i mirë për ta larguar depresionin

Kërpudha magjike, ilaçi më i mirë për ta larguar depresionin

Lifestyle janar 18, 2018 - 09:22

Dy studime të reja kanë konfirmuar se përbërja psikoaktive e gjetur në kërpudhat magjike mund të jetë një trajtim i ri i dobishëm për depresion, duke shmangur disa nga efektet anësore të antidepresantëve konvencionalë.

Kërpudhat magjike mund të mbajnë përfitime të habitshme për shëndetin tonë mendor, përcjell "Zëri".

Për ata që vuajnë nga substanca psikoaktive kërpudhat magjike janë një ilaç i mundshëm për të larguar depresionin.

LEXO EDHE: Edhe një dobi nga boronica

Këto studime treguan se përbërja psikoaktive mund t’i zvogëlojë ndjenjat e ankthit dhe të depresionit tek njerëzit me kancer të avancuar, ndërsa një tjetër studim i vogël sugjeroi që kompleksi mund të ketë sukses kur trajtimi i mëparshëm i depresionit ka dështuar.

Trajtimi i depresionit mund të jetë sfidues jo vetëm sepse disa lloje depresioni janë rezistues ndaj trajtimit, por edhe sepse terapitë ekzistuese kanë një sërë efektesh anësore të padëshiruara. /ZËRI/