Kjo bimë tipike shqiptare parandalon rënien e flokëve

Lifestyle January 14, 2018 - 16:36

A e dini që bima më efektive për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të stimuluar rritjen e tyre është një bimë tipike shqiptare?

Sherbela njihet botërisht për përdorimin e saj në forcimin e flokëve, zgjatjen e tyre, stimulimin e daljes së flokëve të rinj edhe parandalimin e rënies.

Ja sa i lehtë është përdorimi i saj:

Shtohet në shampo (rreth 2.5 ml në ~200ml shampo) ose e holluar në vajra bimor për masazhe skalpi 3-4 pika në një lugë vaj ulliri.

Vaji esencial i sherbelës e stimulon qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet.

Ai ushqen rrënjën dhe ka veti seboekuolibruese.